Lidhje

Fushata presidenciale në Shtetet e Bashkuara


Ka ndodhur vetëm dy herë gjatë shekullit të fundit në garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara që presidenti apo nënpresidenti nuk bëjnë fushatë për të fituar emërimin e partive të tyre. 2007 është hera e parë që një grua dhe një afrikano-amerikan dalin në krye të garës për një nga partitë politike dhe për herë të parë kandidatët filluan fushatën me intensitet thuajse një vit para se të votohet për emërimin e tyre.

Në një vit ku shumë gjëra kanë ndodhur për herë të parë, një kandidate deklaron në Internet: "Bëj të ditur sot se po formoj një komision eksplorator presidencial”. Senatorja Hillary Klinton është në krye të shumicës së anketave të votuesve demokratë dhe gruaja e parë që ekspertët thonë se mund të fitojë presidencën.

Po ashtu, për herë të parë një afrikano-amerikan shikohet si një kandidat që mund të zgjidhet. Edhe Senatori Barak Obama është demokrat. "Le të jemi brezi që do t’u ngjallë krenari brezave të ardhëshëm për atë që ne po bëjmë këtu”.

Guvernatori demokrat i New Mexico-s, Bill Richardson, po konkuron të bëhet presidenti i parë me origjinë hispanike, por gjatë gjithë vitit ai ka qënë mbrapa kandidatëve kryesorë.

Fushata për presidentin amerikan u intensifikua një vit para votimit të parë paraprak. Mes republikanëve, ish Guvernatori i Massachusetts, Mitt Romney, shpreson të përfitojë nga fakti që shteti i tij është pranë shtetit të to New Hampshire-it, ku zhvillohen votimet e para praprake.

Senatori John McCain i Arizonës, një nga të parët që hyri në garë, shpalli synimet e tij në prill në kantierin detar të Portsmouth-it, në Massachusetts. Por në korrik anketat treguan se ai ishte mbrapa kandidatëve të tjerë dhe fondet e fushatës së tij pothuajse ishin shterur.

Sigurimi i kufijve dhe imigracioni i paligjshëm janë nga temat kryesore mes republikanëve.

Rudy Giuliani ishte Kryetari i Bashkisë së New York-ut kur terroristët shkatërruan Qendrën Botërore të Tregtisë në vitin 2001. Ai bëri një deklara të fortë në fillim të fushatës së tij dhe për një kohë ishte në krye të garës. "Gjëja më e rëndësishme është të jemi në sulm kundës terrorizmit islamik”.

Lufta në Irak ka qënë çështja kryesore në fushatën e demokratëve. "Po të dija ato që di tani, nuk do të kisha votuar për luftën.”

Në muajin mars, një nga kandidatët kryesorë demokratë, ish Senatori, John Edwards, dhe gruaja e tij njoftuan se do të vazhdojnë fushatën megjithëse asaj iu shfaq përsëri kanceri.

Në shtator, aktori Fred Thompson, hyri në garën e republikanëve, por nuk arriti të dilte në krye të ndonjë prej anketave.

Ish Governatori i Arkansas, Mike Huckabee, u ngjit të krye mes republikanëve në Iowa. Prifti baptist synon të tërheqë një grup të rëndësishëm të elektoratit republikan, votuesit konservatorët fetarë. Huckabee ka predikuar në një kishë të Teksasit dhe fitoi mbështetjen e priftërinjve të tjerë të së njejtës filozofi.

Romney, një nga ata që kryesonin garën në Iowa, në një fjalim që mbajti në dhjetor mbrojti besimin mormon, megjithëse anketat tregonin se 25 përqind e amerikanëve nuk do të votonin për një kandidat mormon.

Popullariteti i kandidatëve republikanë dhe demokratë do të provohet së pari në votimin praprak në Iowa më 3 janar dhe një javë më pas në zgjedhjet paraprake në New Hampshire. //bsa//

XS
SM
MD
LG