Lidhje

Kroaci: Arrestohet ish-gjenerali Markac i liruar me kusht nga Haga


Autoritetet në Kroaci arrestuan një ish gjeneral kroat pasi kishte shkelur kushtet e lirimit të tij të përkohshëm duke shkuar për gjah. Ministri i Brendshëm kroat Ivica Kirin i cili kishte qenë për gjah me ish gjeneralin paraqiti menjëherë dorëheqjen.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte urdhëroi sot arrestimin e ish gjeneralit Mlladen Markac pas publikimit të një fotografie të tij duke gjuajtur derra të egër gjatë Krishtlindjeve. Arresti bazohet në arsyen se gjenerali Markac ishte larguar nga shtëpia ku ishte urdhëruar të qëndronte dhe nuk kishte kërkuar leje nga gjykata.Gjykatësit urdhëruan autoritetet kroate ta dërgojnë nesër zotin Markac në burgun e Hagës.

Ish komandanti i forcave të policisë speciale kroate është akuzuar për rolin e tij kundër serbëve në Kroaci gjatë operacioneve ushtarake të vitit 1995. Gjenerali Markac ishte liruar përkohësisht në vitin 2004, në pritje të gjykimit.//lk

XS
SM
MD
LG