Lidhje

Në Gjermani fillon zbatimi i rregullave të reja për kufizimin e ndotjes


Tre qytete gjermane kanë filluar zbatimin e rregullave të reja që ndalojnë automjetet me ndotje më të madhe nga qarkullimi në disa zona pranë qendrës së qytetit.

Duke filluar nga dita e sotme, udhëtarët në Berlin, Këln, dhe Hanover, duhet të vënë në xhamin e makinës një karton me ngjyrë, që tregon nivelin e ndotjes që prodhohet nga automjeti i tyre, duke filluar me ngjyrën e gjelbër, të verdhë e pastaj të kuqe.

Automjetet që nuk kualifikohen as për kartonin e kuq, i cili tregon nivelin më të lartë të lejuar të ndotjes, janë të ndaluar të hyjnë në qytet. Disa makina të vjetra me naftë dhe disa mikrobuse dhe kamionë hyjnë në këtë kategori. Shoferët e këtyre automjeteve që gjenden në qytet pa kartonin që tregon nivelin e ndotjes do të pralajmërohen ose gjobiten.

Qyteti i Berlinit do të fillojë me gjoba 60-dollarëshe nga muaji shkurt. Edhe disa qytete të tjera gjermane kanë shpallur plane për të paraqitur ndalime të ngjashme gjatë këtij viti.//lk

XS
SM
MD
LG