Lidhje

Me këngëtarët Xhon Bon Xhovi dhe Baki Konvigton


Jon Bon Jovi, së bashku me grupin e tij legjendar, ka hedhur në treg albumin e dytë. Për thuajse 30 vjet, Jon Bon Jovi ka menaxhuar të shumtën e kohës nga pikpamja e biznesit grupin e tij, dhe kjo shihet si një nga arsyet që ky grup i ka mbijetuar viteve. Një emër i ri por shpresëdhënës është shfaqur në muzikën country. Ai është 30 vjeçari Bucky Covingtone, albumet e të cilit u renditën ndër pesë albumet më të mira kantri në vitin 2007.

“Lost highway” ky është titulli i albumit të fundit të Bon Jovit. Grupi i mirënjohur është formuar në fillimin e viteve 1980, dhe që atëherë ka hedhur në treg rreth 10 albume të regjistruara në studio. Karriera e tyre muzikore që po ecën drejt dekadës së tretë, numëron rreth 2500 koncerte në rreth 50 vende të botës, ndërsa numërohen afro 120 milione albume të shituar anembanë globit.

Popullariteti i tyre ka njohur dhe periudha të zbehta, por ajo që këngëtari i grupit, njëkohësisht menaxheri i tij, John Bon Jovi thekson është se: ajo që i mban ende këta djem të kthyer në burra tashmë, është pasioni për muzikën, si dhe frymëzimi që nuk ka rreshtur asnjëherë për të sfiduar atë çka kanë arritur.

Një pikë e fortë në menaxhimin e tyre ka qenë fakti që vetë Jon Bon Jovi ka qenë menaxheri i grupit në të shumtën e kohës dhe kjo ka bërë që grupi BON JOVI t’u mbijetojë viteve dhe dekadave në tregun muzikor.

****

Bucky Covingtone ështe një këngëtar i zbuluar në programin televiziv American Idol. Pjesmarrjen në këtë konkurs të zërave të rinj amerikanë ai e pa që në fillim si një nisje të mbarë për një karrierë të susksesshme. I spikatur për zërin e tij country, Convigton shumë shpejt do të niste turet së bashku me emra të tjerë të mirënjohur si Deana Carter, Blue Country, Steve Azar etj. Viti 2007 ishte një vit i mbarë për këngëtarin 30 vjeçar, i cili hodhi në treg 2 albuume, dhe u rendit me to ndër emrat më të suskseshëm të muzikës kantri. //rd//

XS
SM
MD
LG