Lidhje

Haga nuk ka në plan të analizojë marrëdhëniet me Serbinë


Kryeprokurori i ri i Gjykatës së Hagës thotë se nuk ka ndonjë plan të ngutshëm për të analizuar bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën në lidhje me kapjen e të akuzuarve për krime lufte.

Një zëdhënës për kryeprokurorin belg Serge Brammertz, tha sot se ai nuk do të bëjë ndonjë vlerësim të ri, për sa kohë që zhvillimet nuk e bëjnë të nevojshëm një hap të tillë. Zoti Bramertz mori këtë muaj postin e kryeprokurorit të Gjykatës së Hagës pas largimit nga kjo detyrë e zonjës Karla del Ponte, një kritike e hapur e qeverisë së Beogradit për dështimin e autoriteteve serbe, për të kapur dy personat më të kërkuar nga Gjykata.

Pikëpamja e kryeprokurorit lidhur me nivelin e bashkëpunimit të autoriteteve në Beograd shihet si shumë e rëndësishme për forcimin e lidhjeve të Serbisë me Bashkimin Evropian. Para se të largohej nga posti, zonja del Ponte theksoi se kapja dhe dorëzimi i ish-komandantit serb të Bosnjes Ratko Mlladiç dhe udhëheqësit serb të Bosnjes Radovan Karaxhiç duhet të bëhen kushte për zgjerimin e lidhjeve të Serbisë me BE-në.//lk

XS
SM
MD
LG