Lidhje

Një disident sovjetik nuk mund të kandidojë për postin e presidentit


Gjykata e Lartë e Rusisë vendosi që disidenti sovjetik Vladimir Bukovski nuk mund të kandidojë për postin e Presidentit.

Bukovski e kishte apeluar një vendim të mëparshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas të cilit ai nuk mund të ishte kandidat, për arsye se nuk ka jetuar në Rusi gjatë 10 vjetëve të fundit.

Gjykata mbështeti me vendimin e saj Komisionin Zgjedhor. Disidenti Bukovski u kthye në Rusi dy muaj më parë. Ai pati jetuar në mërgim që nga viti 1976, kur autoritetet sovjetike të asaj kohe e shkëmbyen atë me udhëheqësin komunist të Kilit, Luis Corvalan.

Bukovski tha se kishte rënë dakord të përpiqej të kandidonte për president, në përpjekje për të tërhequr vëmendjen për atë që ai e quajti kthim i Moskës në shtypjen e periudhës sovjetike.

Dmitri Medvedev, të cilin Presidenti rus Vladimir Putin e zgjodhi vetë si pasuesin e tij, pritet të fitojë me një diferencë të madhe në zgjedhjet presidenciale të marsit. (ze)

XS
SM
MD
LG