Lidhje

CIA evidenton të dyshuarit për vrasjen e Benazir Bhutos


Drejtori i agjencisë qëndrore të zbulimit të Shteteve të Bashkuara, CIA, Majkëll Hajdën, tha se një udhëheqës fisnor pakistanez dhe militantë të al-Kaidës janë përgjegjës për vrasjen muajin e kaluar të ish kryeministres së Pakistanit, Benazir Buto.

Zoti Hajdën tha për gazetën "The Washington Post", se zonja Buto u vra nga luftëtarë aleatë me udhëheqësin fisnor, Baitullah Mehsud me mbështetjen e al-Kaidës. Drejtori i CIA-s nuk pranoi të diskutonte të dhënat e zbulimit, që çuan në këtë rezultat, por ai shtoi se militantët po ndërmarrin një fushatë për destabilizimin e Pakistanit.

Komentet e zotit Hajdën përbëjnë vlerësimin publik më definitiv nga një zyrtar i zbulimit amerikan lidhur me personat përgjegjës për vrasjen e zonjës Buto. Qeveria e Pakistanit e fajëson Baitullah Mehsudin edhe për atentatin e 27 dhjetorit në Ravalpindi. Por familja e ish kryeministres pakistaneze dhe përkrahës të Partisë së Popullit të Pakistanit thonë se qeveria e presidentit Pervez Musharaf, është pjesërisht fajtore për vrasjen e udhëheqëses së opozitës.//lk

XS
SM
MD
LG