Lidhje

Sekretarja Rajs rithekson mbështetjen amerikane për planin Ahtisari


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondolisa Rajs ritheksoi sot gjatë një takimi me Ministren e Jashtme të Zvicrës, Mishelin Kalmi-Rei, mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës bazuar tek Plani Ahtisari.

Zonja Rajs tha se Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakort të intensifikojnë dialogun dhe bashkërendimin e hapave për zgjidhjen e statusit përfundimtar. Zonja Kalmi-Rei tha se rritja e bashkëpunimit për këtë çështje është në interes të Zvicrës, meqenëse 10 përqind e popullsisë së Kosovës jeton në atë vend dhe për shkak të pranisë së trupave zvicerane në Kosovë.

Sekretarja Rajs tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se plani Ahtisari i hap rrugën një zgjidhjeje më paqësore të mundur. Ajo tha gjithashtu se e ardhmja e Serbisë është në Evropë dhe se kjo duhet t’i bëhet e qartë popullit serb.//lk

XS
SM
MD
LG