Lidhje

Itali: Kriza pas dorëheqjes së Kryeministrit Prodi


Presidenti italian Xhorxhio Napolitano hapi bisedimet me udhëheqësit më të lartë politikë të vendit lidhur me hapat e mundshëm pas dorëheqjes dje të kryeministrit Romano Prodi.

Udhëheqësi italian u takua fillimisht me kryetarin e Senatit Franko Marini para bisedimeve me Fausto Bertinotin, i cili kryeson Dhomën e Deputetëve. Zyrtarët italianë thonë se konsultimet pritet të vazhdojnë së paku deri të martën. Zoti Prodi dha dorëheqjen pasi nuk siguroi votëbesimin në Senat. Zoti Napolitano i ka kërkuar zotit Prodi të qëndrojë në postin e kryeministrit për momentin.

Presidenti mund të dekretojë zgjedhje të parakohëshme ose të përpiqet për formimin e një qeverie të re. Udhëheqësi i opozitës, ish-kryeministri Silvio Berluskoni, i cili humbi me një diferencë të vogël në zgjedhjet përballë Prodit në fillim të 2006-s, bëri thirrje për zgjedhje të reja. //ad//

XS
SM
MD
LG