Lidhje

Ministri i Jashtëm Basha do të takojë Sekretaren Rajs


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulëzim Basha, do të takohet të martën në Uashington me Sekretaren amerikane të Shtetit Kondolesa Rajs. Njoftimi u bë publik sot në Tiranë nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Ky është takimi i dytë mes ministrit Basha dhe sekretares amerikane të shtetit. Çështja e Kosovës pritet të jetë në qendër të bisedimeve të tyre ku do të preket gjithashtu edhe çështja e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Gjatë qëndrimit dy ditor në Uashington ministri Basha do të takohet me zëvendës-sekretarin e Departamentit të Mbrojtjes, zotin Gordon England, me senatore dhe kongresmene amerikane, me zëvendës Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Presidentit amerikan, George Bush dhe me ambasadorin James Jeffrey dhe zyrtarë të tjerë të lartë të administratës amerikane.

Ministri Basha është ftuar gjithashtu të flasë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, në diskutimin me temë: "Shqipëria dhe anëtarësimi në NATO", dhe në konferencën e organizuar nga Instituti Amerikan për Paqe me temë: "Pavaresia e Kosovës, Stabiliteti dhe Siguria e Rajonit". //rd//

XS
SM
MD
LG