Lidhje

Ushtria vret 15 terroristë të dyshuar në Irak


Ushtria amerikane thotë se forcat e koalicionit në pjesën qendrore të Irakut kanë vrarë 15 individë të dyshuar si terroristë gjatë operacioneve kundër rrjetit të al-Kaidës.

Ushtria thotë se operacionet filluan dje, kur forcat nën komandën amerikane vunë në shënjestër një vend mbledhjesh të al-Kaidës pranë qytetit Khalis. Ajo tha gjithashtu se forcat e koalicionit kërkuan mbështetje nga ajri dhe ndaluan 12 individë të dyshimtë.

Në një incident tjetër, ushtria amerikane tha sot se forcat e saj në Irak vranë aksidentalisht 9 civilë gjatë një operacioni kundër Al-Kaidës të shtunën, në jug të Bagdadit. Banorët vendas thanë se civilët u vranë nga sulmet ajrore amerikane. Zyrtarët u ofruan ngushëllimet e tyre familjeve të personave të vrarë dhe shtuan se po zhvillohen hetime për incidentin.

Ndërkohë, ushtria turke tha se avionë të saj luftarakë kryen sot një sulm ndaj 70 objektivave që dyshohej se u përkisnin rebelëve kurdë, në Irakun verior. Forcat irakiane të sigurisë në rajon njoftuan se tre fshatra të njohura si baza të kurdëve, ishin bombarduar. Nuk ka patur njoftime për viktima në këto sulme në zonën e thellë përgjatë kufirit juglindor të Turqisë. //rd//

XS
SM
MD
LG