Lidhje

AI i kërkon Bosnjë-Hercegovinës të ndalë abuzimin e të burgosurve


Amnesty International u bën thirrje autoriteteve të Bosnjë Hercegovinës të mos tolerojnë abuzimin në masë të të burgosurve.

Organizata e të drejtave të njeriut thotë se një qendrim arrogant nga ana e zyrtarëve të rendit dhe të policisë, si edhe të prokurorëve, ka sjellë keqtrajtimin e të burgosurve në Bosnje.

Në një raport që lëshoi sot, Amnesty International citon raste shqetësuese, siç shprehet ajo, të abuzimit të të burgosurve në gjithë vendin. Ajo thotë gjithashtu se të burgosurit nuk gjejnë një sistem efektiv dhe të sigurt për të paraqitur ankesat.

Raporti që iu paraqit autoriteteve të Bosnjes në fillim të javës, u bën thirrje zyrtarëve të shtojnë masat për më shumë transparencë, që të tregojnë se abuzimi i të burgosurve nuk do të vazhdojë të tolerohet. //iç//

XS
SM
MD
LG