Lidhje

"Amnesty", thirrje autoriteteve serbe të dënojnë sulmet


Organizata "Amnesty International" u bëri thirrje autoriteteve serbe dhe në veçanti kryeministrit Vojisllav Koshtunica dhe Presidentit Boris Tadiç, të dënojnë menjëherë sulmet ndaj veprimtarëve të të drejtave të njeriut dhe pakicave etnike në vend.

“Nëse autoritetet nuk veprojnë tani, mund të vihen në rrezik jetë njerëzish, pasi janë planifikuar protesta të tjera kundër pavarësisë së Kosovës,” - paralajmëroi Nikola Dakuorth, Drejtor i Programit për Evropën dhe Azinë Qendrore në organizatën "Amnesty International."

“Autoritetet serbe duhet të dënojnë me forcë çdo përpjekje për të vënë në shenjestër pjesëtarë të shoqërisë serbe. Ata duhet të sigurohen se çdo sulm ndaj veprimtarëve për të drejtat e njeriut dhe pakicave të hetohen menjëherë për të identifikuar personat përgjegjës dhe për t’i sjellë para drejtësisë.”- thuhet në deklaratën e Organizatës "Amnesty International." //lk

XS
SM
MD
LG