Lidhje

Parlamenti evropian miratoi Traktatin e BE-së


Parlamenti evropian miratoi me shumicë dërmuese votash Traktatin e Bashkimit Evropian, që do të zëvendësojë projekt-kushtetutën e bllokut, e cila u hodh poshtë nga votuesit francezë dhe hollandezë në vitin 2005.

Parlamenti, i cili u mblodh në Strasburg, e miratoi dokumentin që synon thjeshtimin e vendimmarrjes së Bashkimit Evropian dhe bashkimin e bllokut në çështjet e politikës së jashtme. Traktati do të zvogëlonte Parlamentit Evropian dhe do të pakësonte numrin e vendimeve të BE-së, që kërkojnë marrëveshje të njëzëshme. Ky traktat do të krijonte gjithashtu postin e presidentit me mandat prej dy vjet e gjysëm për të zëvendësuar mandatin gjashtë mujor të presidencës së radhës.

Të 27 vendet e BE-së duhet ta ratifikojnë traktatin në mënyrë që ai të hyjë në fuqi. Pesë vende të Bashkimit Evropian e kanë miratuar tashmë dokumentin. Vetëm Irlanda duhet të zhvillojë referendum për traktatin, i cili duhet të ratifikohet deri në vitin 2009.

XS
SM
MD
LG