Lidhje

Përgatitje për mbrëmjen e Çmimeve "Oscar"


Të dielën, më 24 shkurt, në Los Anxhelos zhvillohet ceremonia e përvitshme e ndarjes së Çmimeve Oscar, nderimi më i lartë për artistët e kinematografisë. Tashmë po bëhen përgatitjet e fundit, për mbrëmjen, që pritet të jetë madhështore, edhe duke u nisur nga fakti që është ceremonia e 80-të e ndarjes së Oscarve.

Ceremonia zhvillohet këtë vit në Teatrin Kodak të Hollivudit dhe spektaklsi do të transmetohet direkt nga 200 vende të botës. Organizatorët thonë se dje u shtrua qilimi i kuq i famshëm, ku ecin yjet e Hollivudit, po shtrohet që sot. Prezantuesi i do te jete komediani dhe skenaristi i njohur John Stewart.//lk

XS
SM
MD
LG