Lidhje

Medvedev: Tubacioni i gazit, demonstrim mbështetjeje për Beogradin


Zëvëndës-kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvedev tha se marrëveshja që ai nënshkroi me Serbinë lidhur me një tubacion të rëndësishëm të gazit natyror të Rusisë është një demonstrim mbështetjeje për Beogradin lidhur me Kosovën.

Zoti Medvedev, i cili pritet të fitojë zgjedhjet presidenciale të 2 marsit, tha se marrëveshja e nënshkruar dje synonte të tregonte mbështetje morale, materiale dhe ekonomike për Serbinë, pas shpalljes së pavarësisë nga Kosova javën e kaluar.

Projekti prej 15 miliardë dollarësh pritet të transportojë rreth 30 milionë metra kub gaz natyror në vit nga Rusia nën Detin e Zi nëpër Bullgari, Rumani, Serbi dhe Hungari nëpër tregjet evropiane. Agjencia ruse e lajmeve Itar Tass tha se Hungaria dhe Rusia arritën dje një marrëveshje për shpërndarjen e gazit natyror dhe pritet ta nënshkruajnë atë në ditët e ardhshme.

Tubacioni i naftës minon planet amerikane dhe të Bashkimit Evropian për shpërndarjen e furnizimeve me gaz nga Azia qëndrore nëpër një rrugë që do të anashkalonte Rusinë. //ad//

XS
SM
MD
LG