Lidhje

Terapia me qeliza embrionale të të rriturve kuron disa sëmundje


Terapia e qelizave embrionale tek të rriturit ka qenë e suksesshme në kurimin e rasteve të leuçemisë dhe lloje të tjera kanceri për vite me radhë. Kjo është realizuar në formën e transplantimit të palcës kurrizore. Një studim i ri i botuar në Revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë, arrin në përfundimin se mjekimi me qelizat embrionale të të rriturve, ka qenë e efektshme edhe tek pacientët me sëmundje të sistemit imunitar dhe të zemrës.

Mjekët e Universitetit Northwestern studjuan të dhënat mjekësore të rreth 2 mijë e 500 pacientëve, të cilët i qenë nënshtruar transplantimit të qelizave embrionale të të rriturve. Ata arritën në përfundimin se ky mjekim çoi në lehtësimin e problemeve në sistemin imunitar, tek disa pacientë, si diabeti dhe skleroza e shumfishtë. Doktor Richard Burt drejtoi studimin:

"Ky është një kurim tërësisht i ri këtyre sëmundjeve. Në vend të ndërhyrjes kirurgjikale, apo ilaçeve, mund të përdoret edhe mjekimi me qeliza, për të cilin disa studime kanë treguar se ka qenë i efektshëm tek pacientët."

Qelizat embrionale të të rriturve merren nga gjaku dhe nga palca kurrizore. Ato janë tipi i vetëm i qelizave embrionale, që tani po përdoren për kurimin e sëmundjeve tek njerëzit. Ngaqë në këtë rast nuk është i nevojshëm shkatërrimi i embrioneve njerëzore, përdorimi i qelizave embrionale të të rriturve nuk bie ndesh me debatet mbi etikën e shfrytëzimit të embrioneve të gjalla për kërkime shkencore.

Berri Graund u diagnostikua me sklerozë të shumëfishtë në vitin 1995. Ai filloi të humbte ndjeshmërinë në këmbën e majtë dhe kishte filluar të humbte edhe shikimin, kur u regjistrua për një provë klinike në vitin 2003. Pas 10 ditë mjekimi me kimioterapi për shkatërrimin e qelizave të dëmtuara të sistemit imunitar, mjekët i përdorën qelizat e vetë Barrit, për rindërtimin e sistemit të tij imunitar.

"Unë nuk kam më simptoma të sklerozës së shumëfishtë dhe nuk kurohem për këtë sëmundje, nuk marr injeksione për këtë," - thotë ai.

Nuk është e qartë se sa do të zgjasë lehtësimi i simptomave, por Goodi thotë se ai është provë e gjallë se transplantimi i qelizave embrionale funksionon mirë.

"Kam 5 vjet që bëj një jetë të mirë. Nëse nuk do t’i isha nënshtruar trasnplantimit, ndoshta sot do të isha në karrigen e invalidit", - thotë ai.

Studimi i Dr. Burtit dhe kolegëve të tij, po ashtu arriti në përfundimin, se se pacientët që u mjekuan me terapinë e qelizave embrionale pas goditjes në zemër, patën përmirësime në funksionimin e zemrës.

Studjuesit thonë se shumë sëmundje mund të gjejnë mjekim nga përdorimi i qelizave embrionale i të rriuturve, por nevojiten më tepër studime për këtë çështje.//lk

XS
SM
MD
LG