Lidhje

Pekin: Një skulpturë në minaturë e pishtarit olimpik


Komiteti Organizator i Lojërave Olimpike të Pekinit të verës së këtij viti, zbuloi sot për publikun një variant në miniaturë të pishtarit olimpik. Kjo është hera e parë, që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar lejon shitjen për publikun e gjerë të një replike të pishtarit tre-dimensional për Lojërat e Verës.

Statuja në miniaturë është prodhuar prej çelikut të mbetur nga ndërtimi i Stadiumit Kombëtar të Pekinit, i cilit njihet si “Kafazi i Zogut”. Statuja 29 centimetërshe e lartë është një simbol i Lojërave të 29-a Olimpike, por organizatorët kinezë thonë se ajo përmban gjithashtu elementë tradicionalë kinezë dhe është një kombinim i civilizimit të lashtë kinez dhe shpirtit olimpik modern.

Statuja është prodhuar vetëm në 200 mijë kopje dhe secili model ka një numër të vetëm koleksioni. Ajo do të shitet për rreth 408 dollarë, duke filluar nga data 8 mars, dhe vetëm në dyqanet e specializuara të Lojërave Olimpike.//lk

XS
SM
MD
LG