Lidhje

Minutat e javës në Hollivud


Nicolas Cage dhe Reese Witherspoon janë protagonistët e rubrikës së sotëme Minutat e Hollywoodit. Ndërsa i pari, ka ndërruar që në moshën e hershme mbiemrin, për të mos u identifikuar me xhaxhain e tij të famshëm Francis Copola, aktorja Reese Witherspoon ka vendosur të ndërrmarë një tjetër sfidë në jetën e saj., Ajo është tashmë ambasadore e Kombeve të Bashkuara për Mirëqënien e Grave.

I pagëzuar me emrin Nicholas Coppola, nipi i regjisorit të famshëm Fransis Copola, mori më pas mbiemrin Cage, sipas një personazhi të librave komikë. Kjo ishte dhe mënyra e tij për të shpëtuar nga hija e xhaxhait të tij të famshëm. Karriera e tij nisi me filma me aksion, ku ai spikati dhe u bë i njohur më adhuruesit.

Një prej filmave të tij më të suskeshëm titullohet “Windtolkers”, ku trajtohet përfshirja e ushtarëve amerikanë të fisit Navaho në luftën e dytë botërore dhe ndihmesa e tyre. Mbasi ka renditur mjaft filma në karrierën e tij, dhe mbasi ka korrur mjaft sukses në kinema, Nicolas Cage vendosi që të ulej në karrigen e regjizorit për pak kohë, dhe kështu filmi “Sonny” mban firmën e tij si regjisor.

Ndonëse me popullaritet të madh, Cage shihet nga kritikët e filmit si një aktor që luan si filma aksion, dhe ata dramatikë, si filmat komikë, dhe filmat e lehtë. Shpesh herë kjo shihet si një mungesë karakteri kinematografik. Por megjithatë, Cage ka vazhduar të interpretojë role nga më të ndryshmet, si personazhin kryesor në filmin “The weather man”, apo protagonistin në filmin “Matchistik Man”, si dhe bashkëpunimin me Oliver Stone për ngjarjet e 11 shtatorit, duke dhënë në çdo interpretim mënyrën e tij personale të aktrimit.

Reese Witherspoon ka vendosur që të jetë ambasadore e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e grave në botë. Duke nisur që nga data 4 mars, ajo ka promovuar një byrzyluk simbolik, me vleftë 1 dollarë, të ardhuarat nga shitja e të cilëve do të përdoren për arsimimin dhe trajnimin e grave për të përmirësuar pozitën dhe jetën e tyre.

Aktorja, e cila është edhe fytyra e re për linjën kozmetike Avon, për të nxitur donacionet është zotuar që sapo të jenë dhuruar 500 mijë dollarë nga donatorë të tjerë edhe ajo vetë do të dhurojë 500 mijë dollarë nga paratë e saj, të cilat do t’i dërgohen Fondit të OKB-së për Zhvillimin e Grave.

Ky fond i Kombeve të Bashkuara është në funksionim prej 11 vjetësh dhe gjatë kësaj periudhe, të ardhurat e tij ( që përllogariten në rreth 18 milionë dollarë) janë përdorur në rreth 250 projekte në të gjithë botën. Kosova ka qenë një prej vendeve, ku UNIFEM, apo Fondi për Zhvillimin e Grave, ka organizuar projekte për të analizuar ndikimin e luftës tek gratë, pas konfliktit në vitin 1999. Witherspoon paguhet nga 15- 20 milionë dollarë për çdo film pasi fitoi çmimin Oskar për filmin Walk the Line”. //rd//

XS
SM
MD
LG