Lidhje

Nënpresidenti Çeni njofton planet për vizitë në Lindjen e Mesme


Nën- presidenti amerikan Dik Çeni do të vizitojë Lindjen e Mesme në fund të këtij muaji për bisedime që pritet të përqendrohen tek energjia dhe nevoja për negociata mes izraelitëve dhe palestinezëve. Presidenti Bush, duke folur në Shtëpinë e Bardhë, tha se zoti Çeni do të ketë një itinerar të gjerë dhe do t’i sigurojë njerëzit se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj një vizioni të paqes në Lindjen e Mesme.

Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara presin që izraelitët dhe palestinezët t’u përmbahen detyrimeve të tyre sipas planit të paqes. Shtëpia e Bardhë tha se zoti Çeni do të niset me 16 mars për në rajon për vizita në Oman, Arabinë Saudite, Izrael, Bregun Perëndimor dhe në Turqi.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Dana Perino tha se vizita kishte kohë që ishte planifikuar dhe tregon përkushtimin e administratës ndaj rajonit. Udhëtimi pason vizitën e sekretares amerikane të shtetit Kondolisa Rajs javën e kaluar në Izrael dhe në Bregun Perëndimor.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë thotë se nën-presidenti Çeni do të takohet me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë për të kërkuar negociata të reja me dy palëve. Ndërsa në Oman dhe Arabi Saudite ai do të kërkojë rritjen e prodhimit të naftës. //ad//

XS
SM
MD
LG