Lidhje

Largohet ambasadorja amerikane nga Bjellorusia


Ambasadorja amerikane në Bjellorusi, Karen Stjuart, u largua sot nga vendi, pas thirrjes së qeverisë së Minskut, ndërsa lidhjet diplomatike të tensionuara me ish-shtetin sovjetik, keqësohen më tej.

Bjellorusia e tërhoqi ambasadorin e vet nga Uashingtoni javën e kaluar, në shenjë proteste ndaj sanksioneve ekonomike të vendosura nga administrata e Presidentit Bush. Në një deklaratë që bëri sot ambasada amerikane, thuhej se tërheqja e ambasadores Stjuart është “e përkohëshme”. Po ashtu, deklarata shprehte përkrahje për aspiratat e popullit bjellorus, duke shtuar se Washingtoni është i gatshëm të eksplorojë hapa të tjerë për përmirësimin e lidhjeve dypalëshe.

Para largimit, ambasadorja amerikane u takua me përfaqësues të opozitës dhe të organizatave të të drejtave të njeriut, për t’i informuar ata për largimin. Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, kërcënoi se do ta dëbonte zonjën Stjuart vitin e kaluar, pasi Uashingtoni vendosi sanksione ndaj firmës bjelloruse së përpunimit të naftës, të kontrolluar nga shteti.//lk

XS
SM
MD
LG