Lidhje

BE: Kroacia mund të jetë gati për anëtarësim vitin e ardhshëm


Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, thotë se Kroacia ka hyrë në rrugën e përfundimit të negociatave të anëtarësimit në BE, deri në fund të vitit të ardhshëm.

Pas bisedimeve me Kryeministrin kroat Ivo Sanader, zoti Barroso u tha gazetarëve se ka shumë besimin që Kroacia të jetë e aftë t’i pëmbushë kërkesat e anëtarësimit. Zotimi për një datë të caktuar bëhet pas ndërprerjes së përkohëshme të bisedimeve, lidhur me një zonë peshkimi, me shpresën për fuqizimin e shanseve për t’u pranuar në BE.

Parlamenti kroat votoi po sot për ta pranuar propozimin e zotit Sanader, për të shtyrë zbatimin e juridiksionit të këtij vendi lidhur me një zonë prej 23 mijë kilometrash katrore në detin Adriatik. Kroacia e krijoi këtë zonë për të parandaluar grumbullimin e një sasie më të madhe peshku nga Sllovenia dhe Italia fqinje, por këto dy vende të BE-së e kundërshtuan me forcë këtë vendim. //rd//

XS
SM
MD
LG