Lidhje

Gazmend Oketa propozohet të zëvendësojë Ministrin e Mbrojtjes


Zëvendëskryeministri aktual Gazmend Oketa është propozuar sot nga kryesia e Partisë Demokratike për të zëvendësuar Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu pas dorëheqjes së tij tre ditë më parë për shkak të shpërthimit të së shtunës në fabrikën e carmatimit në Gërdec, pranë Tiranës.

Zoti Oketa, 40 vjeç, deputet i partisë demokratike është në krye të shtabit të emergjencës së ngritur nga qeveria për të përballuar situatën e krijuar nga shpërthimi, Sipas burimeve nga partia demokratike posti i zëvendëskryeministrit pritet të suprimohet.

Në këtë mënyrë republikanët e zotit Mediu, nuk do të përfaqësohen më me një ministër në kabinetin qeveritar. Nëse do të ndodhë kështu, kjo lëvizje e kryeministrit ngjan si të jetë një formë distancimi nga partia republikane, e cila deri më tani konsiderohej si aleati kryesor i demokratëve. //rd//

XS
SM
MD
LG