Lidhje

Gjeorgjia dënon Rusinë për ndërhyrje në punët e brendëshme


Gjeorgjia dënoi rekomandimin e parlamentit rus që Kremlini të njohë pavarësinë e dy rajoneve separatiste të këtij vendi.

Në një deklaratë të ministrisë së jashtëme gjeorgjiane, ky rekomandim cilësohej si një tjetër përpjekje e Rusisë për të ndërhyrë në punët e brendëshme të një vendi fqinj.

Aty thuhej se ligji ndërkombëtar garanton tërësinë tokësore të Gjeorgjisë dhe se Rusia nuk ka të drejtë politike, ligjore ose morale që ta shpallë veten si ndërmjetëse të paanëshme. Ministria thoshte se do të ishte një akt agresioni nëse Rusia përpiqet të forcojë praninë e saj ushtarake në këto rajone.

Parlamenti i Rusisë miratoi të premten një rezolutë ku i kërkonte Kremlinit të njohë pavarësinë e dy rajoneve pro-ruse të Gjeorgjisë –Abkhazisë dhe Osetisë Jugore – nëse Gjeorgjia anëtarësohet në NATO.

Të dy rajonet e shpallën pavarësinë në fillim të viteve 90, duke çuar në luftë. Gjeorgjia ka akuzuar paqeruajtësit rusë në këto rajone se inkurajojnë separatistët. Gjeorgjia ka deklaruar se do t’i verë të dy këta rajone përsëri nën kontrollin e saj. //ii

XS
SM
MD
LG