Lidhje

Ushtria Mahdi do të shpërndahet nëse kërkohet nga klerikët e lartë shiitë


Një ndihmës i klerikut radikal shiit Moktada al-Sadr thotë se al-Sadri do të shpërndajë ushtrinë e tij Mahdi nëse klerikët e lartë shiitë e kërkojnë një veprim të tillë.

Ndihmësi tha sot se al-Sadr do të këshillohet me Ajatollahun e madh Ali al Sistani dhe klerikë të lartë shiitë për mundësinë e shpërndarjes së milicisë. Ndihmësi tha se zoti al-Sadri do të ndiqte urdhërat e udhëheqësve fetarë.

Po sot, më herët, kryeministri irakian Nuri al-Maliki i tha medias amerikane se pasuesit e zotit al-Sadr nuk do të jenë në gjendje të konkurojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale nëse nuk shpërbëhet milicia Mahdi.

Zëdhënës të klerikut al-Sadr e hodhën menjëherë poshtë ultimatumin. Ata thanë se kryeministri nuk ka të drejtën të ndërhyjë në procesin zgjedhor të Irakut.

Pasuesit e al-Sadrit kanë në plan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale këtë vit, të cilat mund të ndryshojnë ndarjen e pushtetit në Irak. //bsa//

XS
SM
MD
LG