Lidhje

Sen. Obama u përgjigjet kritiakave të ashpëra të rivales së tij Sen. Klinton


Kandidati demokrat për president, Barak Obama, i krituar ashpër për komentet e tij të fundit rreth gjendjes shpirtërore të votuesve nga shtresa punëtore, i është kundërpërgjigjur rivales së tij demokrate, Hillari Klinton dhe kandidatit republikan për president, Xhon Mekein.

Gjatë fushatës së djeshme në shtetin e Pensilvanisë, zoti Obama tha se zonja Klinton dhe zoti Mekein nuk e njohin realitetin nëse nuk mendojnë se votuesit janë të acaruar rreth gjendjes së ekonomisë amerikane.

Duke iu drejtuar mbështetësve të tij, në një takim privat në San Francisko në fillim të këtij muaji, zoti Obama tha se humbja e vendeve të punës dhe probleme të tjera ekonomike kanë dëshpëruar dhe acaruar shumë votues amerikanë, të cilët janë të pakënaqur me të dyja partitë kryesore politike në Shtetet e Bashkuara.

Zonja Klinton dhe zoti Mekein kritikuan komentet e zotit Obama dhe e akuzuan atë për elitizëm. //iç//

XS
SM
MD
LG