Lidhje

Përfundon stafeta e pishtarit olimpik në Indi


Stafeta e pishtarit olimpik në Indi përfundoi sot pas një vrapimi përmes kryeqytetit New Delhi, ndërkohë që në disa pjesë të vendit zhvilloheshin protesta kundër Kinës.

Rreth 15 mijë pjesëtarë të forcave të sigurisë u mobilizuan për të parandaluar dhunën gjatë stafetës prej 2,3 kilometrash, ku merrnin pjesë atletë dhe persona të tjerë të famshëm. Autoritetet indiane e shkurtuan itinerarin që do të përshkonte pishtari në New Delhi dhe kufizuan pjesëmarrjen e publikut. Gjithashtu pishtari ishte rrethuar nga personel sigurimi.

Policia indiane tha se iu desh të përdorte forcë kundër disa protestuesve që ishin përpjekur të kalonin forcat e sigurisë për të arritur tek pishtari. Më herët, mijëra tibetianë zhvilluan një demonstratë në New Delhi për të tërhequr vëmendjen ndaj ngjarjeve në vendin e tyre.//lk

XS
SM
MD
LG