Lidhje

Çmimi i naftës shënon rekordin e ri 115 dollarë për fuçi


Çmimi i naftës shënoi sot një rekord të ri me 115 dollarë për fuçi, ndërkohë që rënia e vlerës së dollarit ka rritur kërkesën për këtë produkt. Nafta arriti në 115 dollarë e 54 cent për fuçi në bursën e Nju Jorkut, rreth 0,5 përqind më shumë se dje. Më vonë çmimi filloi të binte.

Çmimi i naftës është në dollarë, si rezultat, rënia e parasë amerikane rezulton në rritjen e çmimeve të naftës. Vlera e dollarit ra për të dytën ditë me radhë duke u këmbyer me 1,59 me Euron. Investitori i fuqishëm amerikan T. Bune Pikens tha sot se parashikon që çmimet e naftës të vazhdojnë të rriten deri sa të arrijnë 125 dollarë për fuçi. Pikens kryeson një kompani investimesh financiare dhe ka fituar miliarda dollarë nga parashikimet në tregun e naftës.//lk

XS
SM
MD
LG