Debate të rrepta kanë përshkuar mbledhjen e sotme të Parlamentit të Kosovës, pas paraqitjes së programit të qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi.
Kryeministri tha se programi i qeverisë synon në radhë të parë zhvillimin ekonomik, zbatimin e statusit politikë të vendit, qeverisjen e mirë dhe zbutjen e varfërisë dhe papunësisë.
Opozita ndërkaq e kritikoi ashpër programin duke e cilësuar atë më shumë si përmbledhje dëshirash. //rd//