Lidhje

BE e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë, por me kushte


Një zëdhënës i Bashkimit Evropian thotë se BE-ja do të nënshkruajë sot një marrëveshje për lidhje më të ngushta me Serbinë.

Një burim nga presidenca sllovene e Bashkimit Evropian thotë se ministrat e jashtëm evropianë kanë arritur një marrëveshje, por me disa kushte. Burimi nuk dha hollësi rreth kushteve.

Të hënën, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, tha se shpresonte të nënshkruante një marrëveshje me Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, që mund të çonte në anëtarësimin e Beogradit. Ministrat e Jashtëm të BE-së po takohen në Luksemburg.

Ministri i Jashtëm slloven, Dimitri Rupel tha se do të përpiqet të gjejë një zgjidhje kompromisi, që do të kënaqte si serbët edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat, tha ai, kanë rezerva serioze rreth Serbisë.

Kompromisi u arrit me Belgjikën dhe Hollandën të cilat kërkonin që Serbia të bënte më shumë për kapjen e të dyshuarve për krime lufte, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç. //bsa//

XS
SM
MD
LG