Lidhje

Vështirësitë ekonomike shqetësojnë edhe milionerët


Një anketë e bërë me milionerë tregon se as të pasurit nuk e ndjejnë veten të përjashtuar nga vështirësitë ekonomike që po kalon vendi. Megjithatë, ata thonë se janë optimistë se gjërat do të përmirësohen vitin tjetër.

Anketa e bërë me një mijë milionerë, pra njerëz që zotërojnë të paktën 1 milion dollarë, tregon se të pasurit e shohin gjendjen e tanishme ekonomike si shumë të dobët por janë më optimistë për të ardhmen. Presidenti i kompanisë që kreu studimin, Fidelity Institutional Wealth Services, thotë se milionerët i shohin vështirësitë e sotme si shanse për të nesërmen.

Tre të katërtat e milionerëve thonë se kriza e kreditit të shtëpive në Shtetet e Bashkuara ka patur të paktën një ndikim të lehtë negativ mbi investimet e tyre ndërsa 42 përqind pohuan se ky efekt ka qenë i butë. Megjithatë, ky efekt negativ nuk i ka penguar ata të investojnë këtë vit, madje edhe në tregun e shtëpive. //kk//

XS
SM
MD
LG