Lidhje

Shtohen tensionet mes Rusisë dhe Gjeorgjisë


Rusia thotë se do të vendosë trupa paqeruajtëse shtesë në dy republikat separatiste, Abkazi dhe Osetinë Jugore, për të balancuar atë që ajo i cilëson veprime agresive të ushtrisë gjeorgjiane.

Shumë banorë të këtyre rajoneve të Gjeorgjisë duan të kenë lidhje më të ngushta me Rusinë. Por Ministria e Brendshme gjeorgjiane tha se ky veprim i Moskës është provokues dhe i papranueshëm. Mbrëmë Gjeorgjia tha se do t’i jepte fund bisedimeve me Rusinë lidhur me anëtarësimin në Organizatën Botërore të Tregtisë, për shkak të planeve të Moskës për vendosjen e trupave dhe se do ta vazhdonte bllokimin, në se Kremlini nuk heq dorë nga ky plan.//kh//

XS
SM
MD
LG