Lidhje

Samiti i Ohrit: Ballkani element kyç për integritetin e Evropës


Udhëheqës nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore ranë dakord se integrimi i plotë i Bashkimit Evropian do të arrihet vetëm atëherë kur vendet e Ballkanit perendimor të përfshihen në BE. Përfaqsues nga 19 vende evropiane arritën këtë përfundim pas mbarimit të takimit dyditor të nivelit të lartë në qytetin maqedon të Ohrit.

Presidenti maqedonas Branko Cerevenkovski tha se udhëheqësit erdhën në përfundimin se nuk kishte ndonjë alternativë tjetër politike përveç integrimit në Bashkimit Evropian. Por ai shtoi se vendet duhet të vazhdonin reformat e nevojshme për anëtarsim.

Zoti Cervenkovski hapi takimin të premten duke theksuar në fjalën e tij vendosmërinë e Maqedonisë për anëtarsim në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Presidenti Cervenkovski tha gjithashtu se pjesëmarrësit nuk kishin mundur të ftonin në këtë takim edhe presidentin e Kosovës për shkak të mungesës së konsensusit mes vendeve si pasojë e kundërshtimit të fuqishëm serb ndaj pavarësisë së Kosovës. //iç//

XS
SM
MD
LG