Lidhje

Putin: Parada ushtarake në Rusi nuk ishte demonstrim force


Presidenti rus Vladimir Putin thotë se shfaqja për herë të parë në vite e paisjeve të rënda ushtarake në paradën e zhvilluar me rastin e Ditës së Fitores së Rusisë nuk u bë për të demonstruar forcën.

Në takimin e fundit të kabinetit para inaugurimit të mërkurën të pasardhësit të tij Dimitri Medvedev, zoti Putin tha se kjo paradë tregon thjesht rritjen e aftësive të vendit për t’u vetëmbrojtur. Parada e së premtes, e cila shënonte përvjetorin e fitores së aleancës në Luftën e Dytë Botërore, pritet të përfshijë tanke të rënda dhe raketa balistike ndërkontinentale.

Të enjten, zoti Medvedev pritet të emërojë zotin Putin si kryeministër të Rusisë. Agjencia e lajmeve Itar-Tas thotë se zoti Putin e falënderoi administratën presidenciale për ndihmën e tyre. Ai tha gjithashtu se në të ardhmen ai do të mbështetet si në stafin qeveritar ashtu edhe në administratën presidenciale në punën e tyre për një strategji afatgjatë për zhvillimin e Rusisë.//lk

XS
SM
MD
LG