Lidhje

Dy avionë të OKB-së me ndihma mbërrijnë në Birmani


Dy avionë të OKB-së mbërritën të enjten në Birmani për t’u shpërndarë ndihma qindra mijëra njerëzve të dëshpëruar, të prekur nga cikloni Nargis. Pritet që sot të mbërrijnë edhe dy avionë të tjerë ndihmash.

Gjithashtu, shumica e pjestarëve të një ekipi prej 5 vetësh morën lejet për të hyrë në këtë vend të qeverisur nga junta ushtarake. Kufizimet e mëdha e kanë vështirësuar së tepërmi ardhjen në Birmani të punonjësve të ndihmave.

Po të enjten, u krijua përshtypja se zyrtarët kishin miratuar zbarkimin e një avioni amerikan ndihmash, por kjo nuk ndodhi. Nuk është e qartë në se vendimi u ndryshua, apo ishte thjesht një keqkuptim.

Deri tani, numri zyrtar i të vdekurve është mbi 22 mijë vetë. 42 mijë vetë rezultojnë të zhdukur. I ngarkuari amerikan me punë në Birmani tha dje se numri i vdekurve mund të kapë 100 mijë vetë. //bsa//

XS
SM
MD
LG