Qeveria e re konservatore e Italisë e kryeministrit Silvio Berluskoni fitoi lehtësisht votëbesimin në dhomën e ulët të parlamentit italian.
Zoti Berluskoni, që javën e kaluar bëri bëri betimin për herë të tretë si kryeministër, pritet të sigurojë nesër lehtësisht edhe votëbesimin e Senatit, që gjithashtu mbizotërohet nga përkrahësit e tij.
Manjati 71 vjeçar i medias fitoi me një shumicë bindëse në zgjedhjet e përgjithshme të muajit të kaluar.
Zoti Berluskoni, në një fjalim dje në parlament theksoi nevojën për rritje ekonomike dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar në vend.
Ai u zotua gjithashtu që t’u japë rajoneve më shumë kontroll mbi taksat dhe bëri thirrje për dialog me opozitën për të realizuar objektivat e tij.