Lidhje

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim jep 210 milionë dollarë për riparimin e Çernobilit


Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim i ka dhënë Ukrainës një shumë prej 210 milionë dollarësh për një mbulese mbrojtëse të re përreth reaktorit bërthamor në Çernobil. Ky vendim u bë i ditur nga Banka Evropiane të hënën.

Kjo shumë, e cila, siç u shprehën zyrtarët e Bankës, përbën 10 përqind të fitimeve të saj gjatë vitit 2007, do të futet në një fond, ku do të kontribojnë Ukraina dhe grupi i 8 vendeve më të industrializuara të botës.

Ukraina tha se mbulesa e tanishme mbrojtëse po dëmtohet, ndërkohë që mbulesa e re pritet të përfundojë në vitin 2012.

Reaktori i Çernobilit shpërtheu në prill tëvitit 1986, duke ndotur me lëndë radioaktive pjesë të Ukrainës, Rusisë, Bjellorusisë dhe Evropës Perëndimore. Ai është aksidenti më i rëndë bërthamor në botë. (ze)

XS
SM
MD
LG