Lidhje

Tina Kaidanow, emërohet nga Presidenti Bush si ambasadore në Prishtinë


Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë thuhet se Presidenti Bush i ka dërguar për miratim Senatit emërimin e zonjës Tina Kaidanow si ambasadore të Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës.

Më 8 prill të këtij viti, Zyra Amerikane u bë Ambasadë e Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës dhe Zonja Kaidanow mori pozitën e të Ngarkuarës me Punë. Para kësaj, nga korriku i vitit 2006, zonja Kaidanow ka qenë Shefe e Zyrës amerikane në Prishtinë.

Zonja Kaidanow shkoi në Kosovë nga Sarajeva, ku ishte zëvendësshefe e misionit diplomatik amerikan. Ajo ka qenë gjithashtu ndihmëse e posaçme për Çështjet Evropiane pranë zëvendës Sekretarit amerikan të Shtetit. //rd//

XS
SM
MD
LG