Lidhje

Qeveria çeke miraton marrëveshjen për vendosjen e raketave amerikane


Qeveria e Republikës Çeke miratoi një marrëveshje, e cila i lejon Shtetet e Bashkuara të dislokojnë pjesë të sistemit të debatueshëm të raketave në këtë vend.

Agjencia “Associated Press” citon zyrtarë çekë të kenë thënë se Sekretarja amerikane Shtetit Kondoliza Rajs pritet të shkojë në Pragë gjatë dy muajve të ardhshëm për të nënshkruar marrëveshjen. Kjo marrëveshje dhe ligji që e mbështet atë duhet miratuar më parë nga Parlamenti i Çekisë.

Shtetet e Bashkuara duan të dislokojnë 10 interceptorë raketash në Poloni dhe një radar udhëzues në Republikën Çeke. Zyrtarët amerikanë dhe ata polakë po i vazhdojnë bisedimet mbi marrëveshjen, e cila përballet me kundërshtimet e forta të Rusisë.

Moska i ka cilësuar raketat si kërcënim për sigurinë e Rusisë. Administrata e Presidentit Bush thotë se sistemi kundër raketave ka për synim t’i mbrojë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë nga një sulm i mundshëm me raketa balistike nga Irani.//lk

XS
SM
MD
LG