Lidhje

Ndahet nga jeta Dritan Hoxha, President i Top Medias


Presidenti i grupit mediatik Top Media, Dritan Hoxhau nda nga jeta pas një aksidenti tragjik në një nga akset kryesore të Tiranës dhe si për ironi të fatit, pak metra studiove të televizionit ‘Top Chanel’ që ai themeloi në vitin 2001. Makina e drejtuar prej tij, Ferrari, ka dalë nga rruga. Përplasja e fortë me një nga pemët buzë Lanës, ka ndarë në dysh makinën duke provokuar më pas edhe vdekjen e 40 vjecarit Hoxha.

E gjitha bota e medias u përfshi sot nga zija. Dritan Hoxha ishte një ndër përfaqësuesit më të spikatur, ideator dhe themelues i një grupi të fuqishëm mediatik, i cili u imponua me shpejtësi në tregun shqiptar, duke u bërë ndër zërat më të rëndësishëm. Fillimisht ai ngriti radio Top Albania e cila në një hark të shkurtër kohor u zgjerua duke u ngjitur në krye të listës për dëgjueshmërinë e saj. Më pas i njejti sukses do të pasonte dhe ngritjen e televizionit Top Chanel, i cili po ashtu, me shpejtësi u përhap në të gjithë vendin duke u bërë ndër televizionet më të fuqishme. Një televizion i cili falë investimeve të mëdha u vu në pararojë të teknologjisë audiovizive. Hoxha u bë promotor edhe i projektit të guximshëm të futjes në Shqipëri të platformës dixhitale tokësore dhe më asaj dixhitale satelitore, platformë e rrallë edhe në Europë, ndërsa vitet e fundit ai u realizoi edhe shpërndarjen në tregun shqiptar të sistemit modern të programeve televizive në celularë.

Autoritetet më të larta të vendit, shtetërore dhe politike, bën sot homazhe në mjediset e Top Chanel ku ishte vendosur edhe trupi i pajetë i Hoxhës. Presidenti Bamir Topi, në një mesazh ngushëllimi shprehej se me punën e tij ambicioze Hoxha i dha një dimension të ri bashkëkohor teknologjisë së medias vizive në Shqipëri. Mesazhe ngushëllimi dërgoi edhe kryeministri Sali Berisha. Mediat e drejtuara nga Hoxha ndërprenë sot transmetimet normale pas lajmit të pabesueshëm, sic shprehen ata, se babai i kompanisë nuk jeton më. //ii

XS
SM
MD
LG