Lidhje

Shqipëri: Përplasje mes Presidentit dhe Kryeparlamentares për emërimet në Gjykatën e Lartë


Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, u shpreh mbrëmë i pakënaqur nga vonesat e kalimit për miratimin në Parlament të dekreteve të tij për emërimin e 5 antarëve të Gjykatës së Lartë. Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka kërkuar verifikime nga organt e specializuara për figurat e 5 kandidatëve. Por, Presidenti Topi gjatë një intervsite në televizionin Klan, tha se kjo është një e drejtë ekskluzive e institucionit të tij. Po dje, për këtë çështje zonja Topalli u sulmua ashpër edhe nga kryetari i Partisë Socialiste, i cili e akuzoi për abuzim me detyrën dhe shkelje të kompetencave dhe kushtetutës. Por Kryetarja e Parlamentit u përgjigj se nuk kishte asnjë vonesë dhe nuk kishte bërë asnjë shkelje. //iç//

XS
SM
MD
LG