Lidhje

Hillari Klinton është ngritur më lart se çdo grua tjetër, që përpiqet të bëhet presidente


Senatorja demokrate Hillari Clinton është ngritur më lart se çdo grua tjetër, që përpiqet të hyjë në histori si femra e parë presidente amerikane.

Zonja Klinton, 60 vjeç, është gjithashtu gruaja e parë, që si ish zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, zgjidhet në senatin amerikan.

Nënë e një fëmije dhe gruaja e ish presidentit Bill Klinton, zuri vendin e parë në një numër shtetesh, që nga muaji janar, duke fituar votat e miliona amerikanëve.

Por shpresa e saj për të siguruar emërimin e Partisë Demokrate u shua nga fushata plot gjallëri e senatorit Barak Obama. Shumë demokratë të njohur, duke përfshirë edhe ata që shërbyen në administratën e bashkëshortit të saj, vendosën të mbështesin rivalin e saj, senatorin nga shteti Ilinoi.

Personaliteti i zonjës Klinton shoqërohet edhe me çështje kontradiktore. Si zonja e parë e Amerikës, ajo kryesoi një ekip pune të Shtëpisë së Bardhë për të reformuar sistemin e kujdesit shëndetsor në Shtetet e Bashkuara, plan ky që nuk arriti të siguronte mbështetjen në kongres mes kritikave se ishte shumë i ndërlikuar dhe burokratik.

Ajo është e vetmja zonjë e parë që thirret të dëshmojë para një jurie të madhe federale si rezultat i një marrëveshjeje kontradiktore në pasurinë e patundur, e njohur si Çështja Whitewater.

Si senatore e Nju Jorkut, ajo ka ndryshuar qëndrim për disa çështje si për shembull votimi për të autorizuar përdorimin e forcës në Irak dhe më vonë duke u bërë kundërshtare kryesore e luftës. Ajo ka ndryshuar qëndrim edhe për sa i përket çështjesh së ndërlikuar dhe përçarëse të emigracionit të paligjshëm.

Përvoja e senatores Klinton dhe makinën e fortë elektorale që ajo trashëgoi nga bashkëshorti i saj e bënë atë një kandidate të mrekullueshme që prej fillimit. Por ajo ishte ndoshta një prej kandidatëve më polarizues gjatë fushatës së këtij viti dhe provokoi disa prej komenteve më negativë mes tyre. (ze)

XS
SM
MD
LG