Lidhje

Presidenti Bush i bën thirrje Kongresit të miratojë fondet për luftën


Presidenti Bush tha se Departamenti amerikan i Mbrojtjes nuk do të jetë në gjendje të paguajë trupat që shërbejnë në Irak dhe në Afganistan pas muajit korrik në qoftë se Kongresi nuk miraton së shpejti ligjin për financimin e luftës. Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, Presidenti Bush tha se fondet janë urgjentisht të nevojshme për të mbështetur operacionet ushtarake të forcave amerikane.

Nëse projekt-ligji nuk miratohet, tha Presidenti, Pentagonit mund t’i duhet të pushojë nga puna nëpunës civilë muajin e ardhshëm, madje do t’i duhet të mbyllo një program, në bazë të të cilit kryengritës të mundshëm largohen nga rrugët, duke i punësuar ata.

Zoti Bush tha se anëtarët e Kongresit, që kundërshtojnë luftën, por mbështesin trupat, duhet të shfrytëzojnë rastin dhe të tregojnë mbështetjen e tyre. Presidenti tha gjithashtu se projekt-ligji nuk duhet të përfshijë fonde mbi shumën e kërkuar nga Shtëpia e Bardhë.

XS
SM
MD
LG