Lidhje

Policia spanjolle arreston një bandë kriminelësh rusë


Zyrtarët spanjollë thonë se policia ka arrestuar rreth 20 persona në një operacion kundër grupeve ruse të krimit të organizuar në këtë vend. Policia spanjolle me urdhër të gjykatësit Baltazar Garzon sot ndërmorri bastisje në disa qytete përfshirë Madridin, Alikanten, Malagan dhe Ishujt Balneare.

Agjencia spanjolle e lajmeve EFE thotë se objektiv i këtij operacioni ishin anëtarë të grupit mafioz rus Tamboskaja, i cili vjen nga një fshat në periferi të qytetit Shën Peterburg. Ata akuzohen për aktivitete kriminale dhe larje parash. Në këtë operacion u përfshinë mbi 400 policë dhe zyrtarët thonë se në hetime kishin ndihmuar edhe shërbimet e zbulimit.//lk

XS
SM
MD
LG