Lidhje

Shefer në Ukrainë për bisedime rreth anëtarësimit në NATO


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ndodhet në Ukrainë për bisedime lidhur me aspiratat e këtij vendi për t’u anëtarësuar në aleancë.

Jap de Hup Shefer u takua me Presidentin e Ukrainës, Viktor Jushçenko sot në Kiev. Zoti Shefer është në krye të një delegacioni përfaqësuesish nga 26 vendet anëtare të NATO-s.

Anëtarësimi në NATO është një nga përparësitë e qeverisë së zotit Jushçenko.

Rusia e kundërshton me forcë kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në NATO. Javën e kaluar, zëvendës kryeministri rus Sergei Ivanov tha se nëse Ukraina hyn në aleancë, ka shumë mundësi që shtetasit e saj ta humbasin të drejtën për të udhëtuar pa viza në Rusi.

Në prill, udhëheqësit e NATO-s, të gjendur përballë kundërshtimit të Rusisë për zgjerimin e aleancës dhe për një sistem mbrojtjesh nga raketat në Evropë, e shtynë pa afat vendimin për këtë çështje. //bsa//

XS
SM
MD
LG