Lidhje

Bashkimi Evropian ende pa zgjidhje për traktatin e organizatës


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian thonë se nuk kanë ndonjë zgjidhje aktualisht për të çbllokuar situatën pasi votuesit e Irlandës hodhën poshtë në një referendum traktatin e organizatës.

Shefat e diplomacisë evropiane u takuan të hënën në Luksemburg për të diskutuar mbi këtë çështje, por paralajmëruan se nuk ka rrugëdalje të thjeshta për gjendjen e krijuar.

Zyrtarët thonë se do të pyesin udhëheqësit irlandezë nëse ekziston mundësia për një referendum të ri, pasi traktati duhet të miratohet nga të 27 vendet anëtare që të hyjë në fuqi.

Në një zhvillim tjetër, presidenti francez Nikolas Sarkozi ndodhet sot në Pragë për t'u takuar me kryeministrat e Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke. Presidenti francez pritet të bëjë thirrje për mbështetjen e traktatit.

Presidenti çek Vaklav Klaus ka bërë thirrje për të hequr dorë nga ky dokument. //bsa//

XS
SM
MD
LG