Lidhje

Rritet numri i refugjatëve në botë për të dytin vit me radhë


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët thotë se konfliktet në Irak dhe Afganistan janë burimi kryesor i rritjes së numrit të refugjatëve në gjithë botën për të dytin vit me radhë.

Në një raport që u bë publik dje, thuhet se refugjatët nga Iraku dhe Afganistani përbënin pothuajse gjysmën e 11 milion e 400 mijë refugjatëve vitin e kaluar, pasuar nga kolumbianët, sudanezët dhe somalezët.

Në raport thuhet gjithashtu se 26 milion njerëz u shpërngulën vitin e kaluar brënda vendeve të tyre si rezultat i konfliktit dhe persekutimit.

Komisioneri i lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatët, Antonio Guterres, tha se konfliktet janë arsyet kryesore për shtimin e numrit të refugjatëve. Ai tha se numri i të shpërngulurve mund të shtohet si pasojë e konfliktit dhe paqëndrueshmërisë së shkaktuar nga ngritja e çmimeve të artikujve ushqimorë si dhe shtimi i konkurencës për burime të ndryshme, që po pakësohen për shkak të ndryshimeve klimatike. (ze)


XS
SM
MD
LG