Lidhje

Dritan Zela: pjesmarrja në jetën politike amerikane - me rëndësi


Dritan Zela, profesor matematike në Universitetin e Teknologjisë së Avancuar në Arizona, është njëkohësisht aktivist i Partisë Demokrate amerikane që merr pjesë aktive në fushatat zgjedhore këtu në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Zela mendon se pjesmarrja në jetën politike amerikane është e rëndësishme. “Jemi me fat,” thotë ai, “që jetojmë në një vend ku shumë prej vendimeve që merren ndikojnë jo vetëm në jetën e përditëshme të shqiptarëve dhe të vetë amerikanëve por edhe në jetën e shumë njerëzve në botë.”

Përsa i përket Shqipërisë, zoti Zela thotë se ka rëndësi që fushatat e atjeshme politike të përqendrohen te lufta mes ideve dhe jo tek atakimi i karakterit.//ii
XS
SM
MD
LG