Lidhje

Këngëtarja e xhazit, Cassandra Wilson, përgatitet të promovojë albumin e ri "Loverly"


Këngëtarja e xhazit, Cassandra Wilson, fituese e Çmimit Grammy, njihet për interpretimin e saj jo të zakontë të kompozimeve më të mëdha amerikane. Këtë interpretim e gjejmë edhe në albumin e saj më të fundit, "Loverly". "The Very Thought of You" është një prej këngëve të këtij albumi.

"The Very Thought of You"

Ajo ka një interpretim mjaft elegant, që amatortë e muzikës e konstatuan dhe e admiruan që në albumin e saj të parë rreth 20 vjet më parë dhe që nuk mungon edhe në koleksionin e saj më të fundit të xhazit.

Wilson e paranon se e tërheq më shumë xhazi standard sepse ajo e gjen veten më afër tij. Ajo thotë se këtë zhanër muzikor nuk mund ta interpretosh në qoftë se nuk e kupton. Ja kënga e xhazit klasik "Spring Can Hang You Up The Most", që Wilson e trajton si momente meditimi dhe reflektimi.

"Spring Can Really Hang You Up The Most"

Albumi "Loverly" shënon kthimin e Cassandra Wilson-it tek rrënjët e saj. Incizimi i këtij albumi, zgjati pesë ditë dhe u bë në një shtëpi të marrë me qera në qytetin e lindjes së Wilson-it, në Jackson, Mississippi.

Ishte pikërisht Jackson-i ku Wilson zbuloi për herë të parë dashurinë e saj për muzikën xhaz, bluz, pop dhe folk. Ajo studjoi piano, klarinetë dhe kritarë, para se të shkonte në New Orleans të Louisiana-s dhe më pas në New York për t'u marrë me xhaz.

Wilson përparoi në karierën e saj muzikore sëbashku me artistët e xhazit të avante garde-s Steve Coleman and Henry Threadgill. Si anëtare e grupit të quajtur "M-Base" të novatorëtve të xhazit, ajo zhvilloi aftësitë e saj si kompozitore, aranxhuese dhe improvizuese, duke arritur që të incizonte interpretimet e saj me Blue Note Records in vitin 1993.

Për të promovuar albumin e saj të ri, Wilson po përgatitet për një turne në Kanada, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, ku do të japë koncerte në Festivalin Xhazit të Detit të Veriut, në Festivalin e Xhazit të Montrealit dhe në Festivalin e Xhazit në Monterey në muajin shtator. Dhe tani nga albumi i Cassandra Wilson-it "Loverly" të dëgjojë këngën e Lerner dhe Lowe me titull "Wouldn't It Be Loverly".

"Wouldn't It Be Loverly"

XS
SM
MD
LG