Lidhje

Një  pikturë  e Klod Mones u shit mbi 80 milionë dollarë


Një pikturë e Klod Monesë u shit mbi 80 milionë dollarë, duke hapur një ankand një javor ku do të shiten piktura të artit modern.
Piktura e quajtur "Liqeni i zambakëve të ujit" u shit nga Christie, duke u bërë vepra më e shtrenjtë e artit e shitur nga një shtëpi ankandesh në Evropë. Shitja e veprave të artit pritet të arrijë shifra rekord duke sfiduar rënien globale ekonomike. Piktura e shitur, është vepra më e njohur e serisë së Monesë për Zambakët e Ujit që ofrohet në një ankand evropian. Moneja e kishte marrë frymëzimin për këtë seri në fshatin Giverni', pranë Parisit, që ka disa nga kopshtet me lule më të njohura të botës. Moneja ka pikturuar qindra variacione me temën e zambakëve dhe i ka dhuruar publikut francez 8 piktura të mëdha në mbarim të Luftës së Parë Botërore. Moneja e kaloi gjysmën e jetës së tij duke pikturuar në shtëpinë dhe në kopshtet e tij dhe sot rreth 500 mijë vizitorë vijnë çdo vit në Giverni' për të parë vendin që frymëzoi një nga piktorët më të famshëm të botës. /mm/

XS
SM
MD
LG